Ekzekutimi i politikanit në Mitrovicë, Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën në Bruksel,...

Ekzekutimi i politikanit në Mitrovicë, Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën në Bruksel, ja çfarë paralajmëron

98
0
Shares

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanovic.

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçic, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton Koha.net. Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanovicit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vuçic ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave. Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY