Ish-ministri: Rama i droguar…, se s’ka mundësi!

Ish-ministri: Rama i droguar…, se s’ka mundësi!

730
0
Shares

Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes Kryeministri Edi Rama i cili poston një video dhe shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Reagimi i tij nuk ka revoltuar vetëm qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi, por edhe Ylli Manjanin. Në një status në twitter, ish-ministri i Drejtësisë shkruan se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”.

“Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor. Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë ‘hajt shnet shëndetit’ nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira te ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY