FOTO GALERI/ Tiranë, ja pasojat e zjarrit ku vdiq sot i djegur...

FOTO GALERI/ Tiranë, ja pasojat e zjarrit ku vdiq sot i djegur 85-vjeçari

94
0
Shares

Rreth orës 06:30, të mëngjesit të sotëm në një banesë në rrugën “Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.

Ndërsa pas njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, fotot e siguruar nda DRONI.al, tregojnë për pasojat e këtij zjarri me pasojë vdekjen nga asfiksimi e një 85-vjeçari.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se nga verifikimet paraprake rezulton se në rrugën “Frosina Plaku”,  ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen S. N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY