Itali, kapet në aeroport shqiptari i kërkuar prej kohësh, i dënuar për...

Itali, kapet në aeroport shqiptari i kërkuar prej kohësh, i dënuar për trafik droge

95
0
Shares

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar prej kohësh në Itali është arrestuar nga karabinierët. Ai u ndalua në Palermo gjatë kohës që priste në aeroport për të fluturuar drejt Milanos, me një dokument të ligjshëm, por me të dhëna personale të ndryshme nga ato që nxorën autoritetet.
Për Bekim Ymerin, 34 vjeç, ekzistonte një urdhër-arresti i nxjerrë nga Gjykata e Apelit në vitin 2012. 34-vjeçari shqiptar u arrestuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Falcone Borsellino” në Palermo me ndihmën e personelit të policisë në detyrë në aeroport.
Për Ymerin në dhjetor të vitit 2012 u dha dënimi me 2 vite e 10 muaj burg për trafik droge. Por shqiptari kishte mundur t’i shpëtonte dënimit duke u arratisur. Tani atij i duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1 viti e 10 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY