Lezhë, digjet “Benz”-i parkuar pranë banesës

Lezhë, digjet “Benz”-i parkuar pranë banesës

50
0
Shares
Foto Ilustruese

Rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka marrë flakë një mjet në Lezhë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip “Benz” me targë AA 066 BI në pronësi të shtetasit K. H., 28 vjeç, banues në Lagjen “Skënderbeg” Lezhë, i parkuar pranë banesës së tij në parking dhe ka marrë flakë.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit.
Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY