RAPORTI & EMRAT/ Ja lista e Shoqërisë Civile për në Këshillin e...

RAPORTI & EMRAT/ Ja lista e Shoqërisë Civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

166
0
Shares

dokumentin e komisionit të Shoqërisë Civile për 4 kandidatët e dërguar Parlamentit për përzgjedhjen e njërit prej tyre si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pikët maksimale për të qenë pjesë e KLP­së i ka marrë kandidatja Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikë. E dyta me 79 pikë renditet Mimoza Qinami, e ndjekur nga Andi Muratej me 79.5 pikë. Më pak pikë ka mbledhur nga vlerësimi i komisionit të shoqërisë civile ish prokurori Alfred Balla, ku në renditje ai është i katërti me 69 pikë.
Seanca dëgjimore me kandidatët nga Shoqëria Civile u mbajt pranë Avokatit të Popullit më 20 dhjetor 2017, ndërsa tashmë këto emra i kanë kaluar parlamentit për miratim.
Anëtari i shoqërisë civile për këshillin e lartë të prokurorisë për disa muaj rresht u kthye në “thembrën e Akilit” për ngritjen e KLP­së institucion i cili ka tagrin të propozoj kryeprokurorin e ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY