DETAJE/ Nëna dërgon foshnjën me shenja në spital, prangoset babai shqiptar

DETAJE/ Nëna dërgon foshnjën me shenja në spital, prangoset babai shqiptar

73
0
Shares

Arrestohet shqiptari 24-vjeçar, pak pasi mjekët shtruan në spital foshnjën e tyre 7 muajsh. Foshnja u dërgua me urgjencë në spital nga nëna në shoqërinë edhe të babait, të dy shqiptarë banues në Itali. Nëna tregoi në urgjencë se fëmija ishte rrëzuar, por mjekët pas vizitës dhe shenjave në trupin e bebes patën dyshime se nuk bëhej fjalë për një rrëzim. Ata njoftuan policinë dhe ajo nisi hetimet, pas të cilave u zbulua e vërteta e dhimbshme për familjen shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se babai ishte në shumicën e herëve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur ushtronte dhunë mbi gruan, por së fundi edhe mbi dy fëmijët, të madhin vetëm 4 vjeç dhe të voglin 7 muajsh.
Rasti flagrant ishte ai kur nëna sapo u kthye nga puna gjeti fëmijën e vogël mes ulërimash, ndërkohë që babai e kishte rrahur me shpulla dhe i kishte përplasur edhe kokën. Ajo e çoi në urgjencë për ndihmë dhe pas hetimeve, policia arrestoi babanë e dhunshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY