FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes një grua, në luftë për jetën...

FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes një grua, në luftë për jetën dy shqiptarë

144
0
Shares

Një grua e vdekur dhe tre të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë e në gjendje të rëndë për jetën është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi në Tro Meldola, mes Selbagnone dhe Fratta Terme në Itali.
Mediat vendase shkruajnë se në vend gjeti vdekjen italiania 77-vjecare Giuseppina Antonietta Magnogna dhe u plagos burri i saj.
Ndërkohë që makinën tjetër, mbetën të plagosur rëndë dy të rinj shqiptarë. Makina e dy italianëve u përplas me makinën tip “Volvo”, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë. Shoferi nuk mundi të bënte dot asgjë për të shmangur përplasjen e fortë, nga e cila mbetët të plagosur rëndë të dy, ai dhe pasagjeri, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY