VIDEO & EMRI/ Dhëndri “shtron në dru” gruan, kërcënon me thikë vjehrrin...

VIDEO & EMRI/ Dhëndri “shtron në dru” gruan, kërcënon me thikë vjehrrin dhe kunatin

284
0
Shares

Një konflikt në një familje në lagjen ”10 Korriku” në qytetin e Vlorës mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda. Ka qenë një telefonatë në sallën operative të policisë, ç’ka ka bërë që debati i rëndë të përfundonte pa viktima. Policia ka arrestuar Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L. L., 28 vjeçe, dhe gjatë momentin që policia ka mbërritur në shtëpi ka qenë duke kanosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

VlorëPolicia parandalon një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda.Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij !Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ''10 Korriku'', në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën.Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin K. L, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ''Dhunë në familje'', ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja'', të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur samedi 23 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY