Arian Tuku, dhëndrri i ish deputetit të PS Arben Ndoka, 3 akuzat...

Arian Tuku, dhëndrri i ish deputetit të PS Arben Ndoka, 3 akuzat e SPAK

541
0
Shares

Nëse në Shqipëri dështuan disa arrestime në Itali është arrestuar Arian Tuku sipas urdhërarrestit të lëshuar dje nga SPAK.

Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, akuzohet për atentatin ndaj Aleks Ndrekës (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Lensit të Druve ndodhi me 1 dhjetori 2020 në autostradën Lezhë-Laç i cili mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka ndërkohë që Tuku është dhëndrri i ish deputetit Ndoka.

Akuza tjetër është se 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Durim Bami u qëllua me 5 plumba në urën e Tapizës, në nëntor të 2020 ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.

Akuza tjetër e  SPAK është se  në 2020, Arian Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY