EMRI & VIDEO/ Shkodër, Policia në kërkim të të burgosurit vrasës, prangos...

EMRI & VIDEO/ Shkodër, Policia në kërkim të të burgosurit vrasës, prangos vëllanë me drogë e armë

216
0
Shares

Sot, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të metodave speciale të hetimit dhe në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit Artan Koçeku si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Angjelin Shkambi të ndodhur me datë 17. 12. 2017, u arrestua në flagrancë Klaudio Koçeku, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes. Arrestimi i Klaudio Koçeku, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidonë, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten…
4 (katër) automatik model 56,
1 (një) Çifte,
1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,
6 (gjashtë) krehra me fishekë model 56,
1 (një) shkop gome
2 (dy) palë pranga policie,
1 (një) silenciator,
1 (një) thikë dhe 60 fishekë çifte 12 mm,
1 (një) peshore,
10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen ekzaminimit balistik.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë̈ dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY