VIDEO/ Stadiumi i mbushur plot për të parë ekzekutimin e 10 personave

VIDEO/ Stadiumi i mbushur plot për të parë ekzekutimin e 10 personave

187
0
Shares

Një stadium i tërë u mbush me mijëra njerëz për të parë ekzekutimin publik të dhjetë personave të akuzuar për vrasje, plaçkitje dhe drogë. Ata u dërguan në një fushë sportive në Lufeng, në Kinën Jugore, pasi u dënuan nga dy gjykata të veçanta në provincë.
Është hera e tretë që dënimet me vdekje janë kryer në mënyrë të tillë publike që nga qershori. Ata kanë hapur një debat në Kinë me disa që i përshkruajnë ato si ‘çnjerëzore’ dhe ‘fyese’. Megjithatë, autoritetet lokale thonë se ekzekutimet po kryhen publikisht për të edukuar njerëzit kundër kryerjes së krimeve.
Ndër turmat e njerëzve që vëzgonin vdekjen e 10 të dënuarve ishin fëmijë. Një total prej 12 personash u dënuan përpara ekzekutimit të shtunën, teksa 10 prej tyre u dënuan me vdekje mes turmës së njerëzve. Dënimet e tyre u lexuan gjatë tubimit, por besohet se ata ishin të vetëdijshëm për fatin e tyre para ditës së ekzekutimit. Në nëntor, tre shitës të drogës u vranë para 1,000 njerëzve dhe në qershor, ndërsa në një rast tjetër 10,000 vetë ishin dëshmitarë të ekzekutimit të 13 tregtarëve të drogës.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY