FOTO GALERI/ Greqi, goditet organizata e drejtuar nga shqiptari, 500 mijë euro...

FOTO GALERI/ Greqi, goditet organizata e drejtuar nga shqiptari, 500 mijë euro trafik kanabisi dhe kokaine

104
0
Shares

Policia greke ka njoftuar asgjësimin e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kanabisi dhe kokaine në zona të ndryshme të Greqisë.
Shumica e 21 pjesëtarëve të organizatës janë greke, ndërsa dy prej tyre shqiptarë. Njeri nga shqiptarët sillet si kreu i organizatës dhe aktualisht ndodhet në burgjet greke.
Sipas komunikatës së policisë, të paktën që nga maji i këtij viti, organizata trafikonte kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme të Athinës Perëndimore, si dhe në ishujt Salamina, Korfuz dhe Karpathos.
Vlerësohet se gjatë këtyre muajve, organizata kishte trafikuar 63 kilogramë kanabis dhe 4 kilogramë kokainë. Policia thotë se fitimi i organizatës e kalon shifrën 500.000 euro.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithsej 20 banesa, u gjetën dhe u sekuestruan ndër të tjera:
15,3 kg kanabis; 38 gr kokainë; një shumë parash prej 7.500 eurosh; dy pistoleta dhe 220 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 5 vula, tri prej të cilave u përkisnin shërbimeve publike; 65 telefona celularë; 18 automjete; 4 motoçikleta dhe 6 peshore precizoni.
Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY