VIDEO/ Një shpërthim i fuqishëm trondit zemrën e New York, ja detajet...

VIDEO/ Një shpërthim i fuqishëm trondit zemrën e New York, ja detajet …

70
0
Shares

New York është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në ‘Port Authority’, stacionin qendror të autobusëve. Në vendngjarje janë të pranishme forca të shumta policie dhe zjarrëfikësit, ndërsa mediat amerikane raportojnë skena paniku. Linjat A, C dhe E të metrosë janë evukuar.

“Policia amerikane është duke reaguar ndaj njoftimeve për një shpërthim të mundshëm pranë terminalit të autobuzëve Port Authority në “42nd Street” dhe “Eight Avenue”, njoftoi Brendan Ryan nga Departamenti i Policisë së Neë York, sipas CNN.

Francisco Ramirez tha se ai kishte dëgjuar dy shpërthime kur po dilte nga autobusi rreth orës 7:45. Ai tha se i kishte dëgjuar të dy shpërthimet, edhe pse kishte vendosur kufje.

“Nga ajo që pashë m’u duke se erdhi nga metroja, por është vetëm një mendim”, tha ai. “Ishin dy shpërthime të ndejshme disa sekonda pas njeri-tjetrit. Ndërsa isha duke dalë jashtë, unë ecja përmes policëve që kishin bllokuar çdo hyrje dhe atje kishte policë dhe të forcave SWAT kudo”, tha dëshmitari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY