Raporti tronditës i Drejtorisë së Burgjeve, droga dhe varfëria mbushin qelitë në...

Raporti tronditës i Drejtorisë së Burgjeve, droga dhe varfëria mbushin qelitë në Shqipëri

118
0
Shares

Në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se krimet në lidhje me drogën dhe vjedhjet, së shumti ato për pasoja ekonomike rezultojnë se janë dy veprat penale me më shumë të arrestuar.

Referuar tabelës për të paraburgosurit rezulton se të paraburgosur në pritje të një vendimi nga drejtësia shqiptare janë 903 të dyshuar të arrestuar dhe në qeli. Ndërsa për veprën penale të vjedhjes janë 480 të arrestuar të dyshuar.

Këto shifra janë bërë publike nga Drejtoria e Burgjeve dhe i përkasin gjendjes deri më 31 tetor 2017 në 20 burgjet e vendit. Në total janë 2495 të paraburgosur, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë për drogë dhe vjedhje, plot 1381 shtetas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY