FOTO/ Itali, aksident me vdekje, humb jetën kamionisti

FOTO/ Itali, aksident me vdekje, humb jetën kamionisti

116
0
Shares

Një shqiptar ka mbetur i vdekur këtë të enjte në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.
Aksidenti ka ndodhur orët e mëngjesit në autostradën A22, pranë daljes në veri të Veronas. Siç raporton “Corriere”, viktima është një 51-vjeçar shqiptar, punëtor i një ndërmarrje autotransporti në Padova.
Kamioni të cili drejtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale, është përplasur me një tjetër kamion. Impakti ka qenë fatal për 51-vjeçar, i cili ka mbetur i vdekur. Hetimet janë në vijim për të zbuluar dinamikën e incidentit.
Për shkak të aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në autostradë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY