Durrës, burri vetëhelmoet me fostoksinë

Durrës, burri vetëhelmoet me fostoksinë

59
0
Shares

Një burrë i moshuar ka humbur jetën një ditë më parë në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se R. M., është vetëhelmuar me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 82-vjeçarin R. M., nga qyteti bregdetar i Durrësit në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, dhe mjekët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të moshuarin pasi kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital.
Sipas verifikimeve nga mjekët, rezulton se viktima ka konsumuar lëndë helmuese fostoksinë në sasi të madhe duke mos i shpëtuar dot vdekjes.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 82-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, por dyshohet se veprimi është ndërmarrë në kushte të rënduara psikologjike.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY