Rama vazhdon zhurmën nga Europa për ftesën “me gjasme” drejtuar Bashës

Rama vazhdon zhurmën nga Europa për ftesën “me gjasme” drejtuar Bashës

66
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar zhurmën, në mënyrë të përsëritur për ditën e sotme, nga Bullgaria, për ftesën drejtuar Lulzim Bashës, për të cilën vetë ai kishte bindjen që nuk do pranohej, por që “e hodhi në treg”, jo aq sa për të qenë prezent virtualisht këto ditët e mungesës fizike, në Shqipëri, por më tepër, për të tentuar të largojë vëmendjen nga skandalet e Saimir Tahirit, përmbytjeve…, etj…, etj.
Në funksion “të mbajtjes ndezur” të zhurmës, Edi Rama ka pretenduar se i është përgjigjur deklaratës së kreut demokrat, Lulzim Basha, në lidhje me ftesën e tij “për bashkëpunim”.
“Rifilloi avazi! Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Më parë, kreu demokrat Basha tha se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.
“Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY