FOTOT & EMRAT/ Itali, goditet organizata shqiptaro-italiane e drogave të forta, arrestohen...

FOTOT & EMRAT/ Itali, goditet organizata shqiptaro-italiane e drogave të forta, arrestohen bosët shqiptarë

358
0
Shares

Një organizatë e madhe kriminale italo-shqiptare është goditur nga policia e Vicencës, duke çuar në pranga 10 vetë, shqiptarë, italian dhe një shtetas afrikan nga Burkina Faso.
Mediat italiane shkruajnë se organizata merrej me trafikun e heroinës dhe marijuanës në provincën e Berices, ndërsa klientët ishin profesionistë, menaxherë dhe një pronari i një kompanie që merrej me shitjen e makinave.
Sot në stacionin e policisë në Vicenza janë dhënë të gjitha detajet e këtij operacioni të nisur dy vjet më parë dhe hetuesit kanë zbuluar se grupi shiste të paktën një kile drogë në javë. Midis të arrestuarve tre janë shqiptarë, dy me mbiemër Kërtusha.
Operacioni është koduar “Kukulla” për shkak të termit “puppet” në anglisht që përdornin trafikantët për të mbuluar veprimtarinë e tyre të trafikut.
Një 45-vjeçar italian është një nga protagonistët kryesor, i arrestuar vitin e shkuar për mbajtjen e një sasie të madhe droge në shtëpinë e tij.
Mediat italiane shkruajnë se në krye të piramidës qëndronte Ahmeta Balla, 39 vjeç dhe dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç.
Ata kishin për detyrë të udhëtonin në Spanjë ose në disa provinca të Lombardisë për të marrë kokainë e marijuanë dhe më pas e shisnin në tregun e Vicenzas.
Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit.
Për të zbuluar bandën, dëshmoi një klient i rrahur për shkak të borxhit për drogën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY