Përmbytjet nisin në Vlorë me evakuime banorësh, në Fier s’ka asnjë lajmërim

Përmbytjet nisin në Vlorë me evakuime banorësh, në Fier s’ka asnjë lajmërim

617
0
Shares

Moti i keq që ishte paraljmëruar rreth dy ditë më parë nga Mbrojtja Civile ka sjellë probleme të mëdha në disa qytete të vendit gjatë orëve të para të ditës së sotme. Qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar me një mot të keq, me erë shumë të fortë dhe reshje të dobëta shiu. Kapiteneria e portit të Vlorës ka marrë masa qysh mesditën e djeshme ku ka ndaluar dhe pezulluar lundrimin detar deri në një njoftim të dytë për përmirësim të motit. Në qytet ende nuk janë shënuar përmbytje pasi reshjet nuk kanë nisur akoma me intensitet. Hidrovoret po mbahen në monitorim. Deri tani punojnë me kapacitet të plotë. Shtabi i Emergjencave është mbledhur që ditën e djeshme për ndarjen e detyrave. Në Novoselë ku pritet të ketë vërshime më masive të ujit banorët janë lajmëruar të evakuojnë katet e para të banesave të tyre por edhe gjënë e gjallë. Sipas porosive të marra ata i kanë transportuar bagëtinë në drejtim të Mifolit dhe Akernisë, dy fshatra që është e vështirë të preken nga vërshimi i ujit. Fshati Ferras i bashkisë së Fierit ku dy vite më parë nga vërshimet e lumit të Vjosës ka pasur përmbytje masive. Banorët shprehen se nuk janë lajmëruar zyrtarisht për përkeqësim të motit por vetëm nga media. Në raport me njoftimet e kësaj të fundit ata janë përpjekur të marrin masa vullnetarisht duke siguruar ushqimet dhe kafshët e tyre. /Oranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY