“Grekët duan kokën e Ramës”, Berisha: Transaksionet e kokainës së Eskobarit dhe...

“Grekët duan kokën e Ramës”, Berisha: Transaksionet e kokainës së Eskobarit dhe 3 njerëzit që fshihen pas Noriegës…

109
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se autoritetet greke e dinë se në krye të narkotrafikut qëndron ai. Ai ka kthyer vëmendjen edhe nga çështja Balili, duke thënë se bashkëpunimi i të njohurit si ‘Eskobari i Ballkanit’ me vëllain e kryeminisrtit ka qenë jetik për bandën e kokainës së Xibrakës. “Miku i ngushtë i udhëheqjes socialiste, i ashtëquajturi ‘Eskobari i Ballkanit’ kishte bërë deponime nëpërmjet avokatit, duke dorëzuar dhe videot e orgjive të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Tani ka ndryshim të madh e cilësor. Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por edhe njerëz të afërm, të Edi Ramës. Ata për korektesë nuk thonë vetë Edi Rama. Njerëzit më të afër të Edi Ramës janë tre. Gramoz Ruçi, nuk kam të dhënë përveç të qartësohet kulla e Braçit, por nuk kam të dhëna se ka lidhje me Habilajt apo Balilin. Do ta thoja me kënaqësi po të ishte Gramozi po nuk kam të dhëna. I dyti më i afërt është Agaçio, ai që lidh Ndraghetan me qeverinë, pro s’kam të dhëna. I treti është Olsi Rama. Klement Balili u shpall ‘Eksobari i Ballkanit’, sepse bënte shkëmbimet e mëdha kanabis-kokainë, ishte pikëmbështetja më e madhe e këtyre transaksioneve. Olsi Rama me bandën e tij nga Bostoni është autori kryesor i dramës shqiptare, që i nxori shqiptarët përdoruesit më të mëdhenj të kanabisit në botë. Rrethi i kuq po i ngushtohet Noriegës çdo ditë e më shumë. Dosja e Xibrakës i qëndron si shpatë e Demokleut mbi kokën e tij, sepse është përlyer aty”, tha Berisha.

Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 30 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY