Uji nis “pushtimin” e Shkodrës, përmbyten qindra hektarë tokë dhe mungon energjia

Uji nis “pushtimin” e Shkodrës, përmbyten qindra hektarë tokë dhe mungon energjia

93
0
Shares

Përmbytjet që ishin paralajmëruar nga Mbrojtja Civile kanë nisur Shkodër, ku reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë bërë që uji të mbulojë hektarë të tërë me toka bujqësore. Mësohet se në Ana Malit janë përmbytur rreth 50 ha tokë (fusha Muriqanit), nga përroi i përbashkët me Malin e Zi. Ndërkohë në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në njësinë administrative Postribë mungon energjia elektrike që prej mëngjesit. Në Bërdicë mungon energjia elektrike në gjithë fshatrat, mdërsa përmbytje ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër -Velipojë. Në fshatin Guri Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla të energjisë elektrike, por që është rikthyer pas pak minutash. Gjithashtu ka prezencë të ujit në 40 hektarë tokë në zonën fushore të fshatit Rrenc, tokë e cila është e pa kultivuar. Prezencë të ujit ka edhe në aksin nacional Shkodër-Mjedë. Lumi Kir ka rritur ndjeshëm prurjet, ndërsa në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithë territorin dhe për këtë arsye edhe dy hidrovorët nuk janë në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY