VIDEO/ Kinë, modelja greke kapet me 2.6 kg kokainë: Ju lutem më...

VIDEO/ Kinë, modelja greke kapet me 2.6 kg kokainë: Ju lutem më ndihmoni

208
0
Shares

Një modele greke u arrestua katër ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut në Kinë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Ajo është 19 vjeç dhe quhet Irini. Për këtë rast janë vënë në dijeni dhe autoritetet greke, të cilat kanë nisur shkëmbimin e informacionit me palën kineze. Modelja 19-vjeçare u kap me 2.6 kg kokainë me vlerë prej 300 mijë Dollarë.
Gjatë dëshmisë në polici, modelja ka shpjeguar se u nis nga aeroporti i Athinës me linjë tranzit në Etiopi. Para se aeroplani të nisej sërish drejt destinacionit në Hong Kong, Irini tha se kishte blerë disa gjëra në një dyqan dhe më pas i kishte futur në çantën e shpinës. Ajo mohoi që kokaina ti përkiste asaj.
“Disa persona më hodhën në qese atë çfarë gjetën autoritetet. Nuk e mbaj mend kur dhe si ka ndodhur. Ajo çfarë mund t’ju them është të më ndihmoni. Ju lutem më ndihmoni, u thoni prindërve të mi që unë jam e pafajshme”, i tha 19-vjeçarja konsullit grek në Kinë.
Sipas mediave greke, policia helene beson se droga do të trafikohej për në Athinë. Tashmë modelja ndodhet prapa hekurave në burgun e Hong Kongut deri në përfundim të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY