Romë, policia arreston dy shqiptarë, ju gjenden drogë e armë

Romë, policia arreston dy shqiptarë, ju gjenden drogë e armë

273
0
Shares

Policia e Romës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, pasi janë kapur me armë, drogë dhe dokumente false. Arrestimi është bërë në periferi të kryeqytetit italian, në rrugën Baralli, ku dy shqiptarët braktisën makinën dhe u larguan menjëherë pasi panë policinë. Por pas një ndjekje të shkurtër u ndaluan dhe kontrolli u zbuloi dokumentet false, 2.7 gramë hashash, 4.32 gramë marijuanë e 6 gramë kokainë. Kontrolli në banesën e njërit prej tyre zbuloi një pistoletë Beretta kalibër 9, model 84 F, një pushkë gjahu Beretta kalibër 12, model S55B, si dhe municionin përkatës për të dyja. Armët rezultonin të vjedhura në dy episode të ndryshëm pak muaj më parë. Të arrestuarit do të përballen me akuzat e zotërimit të drogës, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mbajtjen e dokumenteve fals.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY