FOTO/ Punonjësit e 55 kompanive të By Passit në Mbrostar protestojnë për...

FOTO/ Punonjësit e 55 kompanive të By Passit në Mbrostar protestojnë për pagat

76
0
Shares

Detyrimet e papaguara nga firma “Serenisima” kanë detyruar punonjësit e By Pass-it në Mbrostar që të dalin sërish në protestë. Janë 55 kompani nënkontraktore të cilëve u është bashkuar në këtë protestë të dytë edhe nënkontrakruesit e Vlorës, policia private ‘ARB’. Punëtorët dhe nënkontraktorët kanë deklarura se nsëe nuk do t’i marrin pagat edhe pas kësaj proteste do të protestojnë para kryeministrisë. Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit të by passit Fier dhe 350 te by passit Vlorë që kane punuar me parë në punimet e këtyre rrugëve, kane 6 muaj pa u paguar për 2015 dhe gjithë vitin 2016. Sipas punonjësve te cilët sot janë pa pune ata kane kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë asnjë firme tjetër të nisë punimet nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura dhe nëse nuk do të dëgjohet kërkesa e tyre ata do të përshkallëzojnë protestën deri ne kryeministri dhe ne bllokimin e rrugëve. /Lapsi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY