FOTO/ Votat blihen edhe në Itali, Dëshmia: “50 euro për kandidatin e...

FOTO/ Votat blihen edhe në Itali, Dëshmia: “50 euro për kandidatin e Forza Italia”

70
0
Shares

Italia është përfshirë së fundmi nga një skandal me paratë që jepen në këmbim të votës. Mediat italiane raportojne per skandalin me te fundit ne zgjedhjet rajonale te Sicilise dhe eurove te dhena per kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales. “50 euro për një votë”. Blerja e pëlqimeve, në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë, është objekt i një shërbimi që transmetohet sonte në “Le Iene” në Italia Uno. Sipas raportimit, i dërguari Ismaele La Vardera, regjisori i cili në pranverë kandidoi për kryetar të bashkisë së Palermos, duke regjistruar fshehurazi bisedat me udhëheqësit e qendrës së djathtë, ka marrë dëshminë e një gruaje, të cilës i është ofruar nga një ndërmjetëse një shumë parash (50 euro) në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro. Sipas regjistrimit, gruaja që foli ditën tjetër pas votimit, shkoi me një kamer të fshehur të tërhiqte paratë në vendin e treguar më parë nga ndërmjetësja: dhe ka marrë vërtet kuotën e rënë dakord. Në emision shfaqet gjithashtu një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY