Kosova voton sot për kryetarët e komunave

Kosova voton sot për kryetarët e komunave

67
0
Shares

Në Kosovë ka nisur zhvillimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Nga 38 komunat e Kosovës, gara zhvillohet në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në raundin e parë, më 22 tetor. Në komunën e Parteshit do të ketë rivotim për kryetarin e ri. Të drejtë vote, përfshirë të gjitha komunat në balotazh, kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Komisioni Qendror i Zgjedhje ka konfirmuar hapjen e 614 qendrave të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që do të monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, është më shumë se 12 mijë. Monitoruesit janë përfaqësues nga subjektet politike, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizata joqeveritare, si dhe monitorues nga Bashkimi Evropian. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë./REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY