Berisha: Heqja e mandatit të Tahirit është emergjencë kushtetuese

Berisha: Heqja e mandatit të Tahirit është emergjencë kushtetuese

66
0
Shares

Largimi i Saimir Tahiri drejt Gjermanisë duke shkelur vendimin e Kuvendit për të mos dalë jashtë Shqipërisë, detyron këtë institucion që të veprojë menjëherë duke i hequr mandatin ish-ministrit të Brendshëm, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në Facebook ish-kreu i qeverisë thekson se është emergjencë kushtetuese heqja e mandatit të Tahirit.

Postimi i Berishës:

Heqja e mandatit të Tahirit është emergjencë kushtetuese! Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejontë atë të largohej nga Shqipëria. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve të Kuvendit përbën shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegën dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë. I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY