Francë, makina përplas turmën, plagosen 3 studentë

Francë, makina përplas turmën, plagosen 3 studentë

64
0
Shares

Një makinë është përplasur me turmën në afërsi të një gjimnazi në komunën e Blagnac në jugperëndim të Francës, duke lënë tre persona të lënduar.
Shoferi i makinës thuhet të jetë arrestuar, megjithatë arsyeja e këtij incidentit ende nuk është e qartë, shkruan BBC.
Dy nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje të rëndë. Të tre mendohen të jenë me origjinë kineze.
Incidenti ndodhi jashtë një kolegji në periferi të Blagnac.
Mediat franceze citonin burime policore të thonë se incidenti ishte i qëllimshëm.
Gjithashtu shoferi,28 vjeçar, mësohet se nuk ka qenë në listën e vëzhgimit të sigurisë. Ai është arrestuar.
Policia thotë se njeriu është i njohur për veprat e mëparshme të vogla, veçanërisht për drogën.
Nxënësit e lënduar, të cilët janë të moshës 22 dhe 23 vjeç, janë dërguar në spital në Toulouse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY