GREQI/ Gjashtë shqiptarë në rrjetin e trafikut të emigrantëve që falsifikonin pasaportat

GREQI/ Gjashtë shqiptarë në rrjetin e trafikut të emigrantëve që falsifikonin pasaportat

191
0
Shares

Një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve, që flasifikonte pasaportat është goditur nga Policia greke. Gjatë operacionit të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave. Dosja penale përfshin të paktën 20 të arrestuar, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë. Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit. Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Autoritetet greke thonë se rrjeti kishte falsifikuar qindra pasaporta, që dallohen për një saktësi të lartë dhe mjaft të vështira për t’u zbuluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY