FOTO/ Konflikti për tokën, vdes 60 vjeçari dhe plagosen 2 të tjerë

FOTO/ Konflikti për tokën, vdes 60 vjeçari dhe plagosen 2 të tjerë

197
0
Shares

Një 60 vjeçar ka përfunduar i vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti për një tokë. Mësohet se i vdekuri është 60 vjeçari Shaip Rexhepi dhe dy të plagosurit janë F. R , 33 vjeç dhe Xh. R, 30 vjeç. Sipas Express njëri nga të plagosurit është djali i viktimës dhe se gjendja e tij shëndetësore momentalisht është e rëndë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00 në fshatin Sharban të Prishtinës, ndërsa lidhur me rastin policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar. Ndërkohë që dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar që po kërkohet nga policia. Ekipi i emergjencës ka dalur në vendin e ngjarjes, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKU, ndërsa viktima shihet i shtrirë afër shtëpsisë së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY