Shkelën rregullat e qëndrimit në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë

Shkelën rregullat e qëndrimit në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë

111
0
Shares

31 shtetas shqiptar janë rikthyer sërish në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika janë rikthyer 31 shqiptarë pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen. FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

“Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero. Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit”,- thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY