EMRAT/ Itali, dalin në gjyq banditët e kokainës, 5 shqiptarë mes tyre

EMRAT/ Itali, dalin në gjyq banditët e kokainës, 5 shqiptarë mes tyre

133
0
Shares

Banda e rrezkshme e kokainës ka dalë në gjyq  banda e cila kisjte dhe disa anëtarë shqiptarë vepronte të Rovigo. Sipas mediave janë mbyllur hetimet për 19 anëtarë të bandës, të cilët do të përballen me akuzën e shitjes së lëndës narkotike. Pjesë e bandës kriminale ishte dhe një avokat, i cili do të përballet me akuzat në gjykatë, bashkë me anëtarët e tjerë.
Hetimet për bandën kanë nisur që në vitin 2015, kur policia zbuloi mënyrën si rridhte kokaina në qytet. Gjatë kontrolleve të shumta në disa qytete, policia zbuloi se droga shitej në fillim nga një profesionist, që ishte përdorues dhe shitës i lëndës narkotike, dhe mallin e kalonte te miqtë e tij nga Shqipëria dhe Italia.
Shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë kriminale ishin dy vëllezërit Denis Ahmeti, 27 vjeç, dhe Desad Ahmeti, 25 vjeç, Valter Berisha, 26 vjeç, Agron Cuni, 51 vjeç, Ismail Fida, 30 vjeç, të cilët bashkëpunonin me dy italianët Enzo Andreoti i njohur si “Mome”, 50 vjeç, dhe Nicola Chiarioni Sileni, 44 vjeç.
Gjithashtu, pjesë e bandës së kokainës dyshohet të jenë edhe 12 persona të tjerë, të cilët ishin kryesisht italianë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY