“Ose lekët, ose makinën”, si e kërcënonte shqiptari borxhliun italian

“Ose lekët, ose makinën”, si e kërcënonte shqiptari borxhliun italian

136
0
Shares

Një 38 vjecar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve. Sipas mediave lokale shqiptari kërcënonte një shttas italian. Ky i fundit ishte në borxh me shqiptarin, dhe nuk kishte arritur t’ia kthente atë. Kjo ishte arsyeja se pse i riu italian u detyrua ti dorëzonte makinën e tij Volkswagen Golf Seria 4 si garanci shqiptarit. Me pak fjalë, ai duhej të paguante ose të nënshkruante dokumentet për dorëzimin përfundimtar. Gjatë kësaj kohe dhënësi i borxhit do të mbante si peng autoveturën . Takimi me personin që kishte për ti paguar borxhin ishte i pashmangshëm, për ta shitur makinën në mënyrë të përhershme ose për të zgjidhur “borxhin”. Njësia e Operacioneve të karabinierëve të kompanisë Desenzano del Garda, ishte tashmë në afërsi të stacionit hekurudhor të Desenzano, vendit ku u zhvillua takimi. Autori është identifikuar në një 38-vjeçar shqiptar, që jetonte në Itali pa një vendbanim të qëndrueshëm, me emra të shumtë. Ai u shoqërua në burgun “Canton Mombello” në Brescia, ku do të qëndrojë deri ë përfundim të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY