Rikthimi i Nishanit në politikë, ish-Presidenti flet për planet e mëtejshme

Rikthimi i Nishanit në politikë, ish-Presidenti flet për planet e mëtejshme

65
0
Shares

Ish-Presidenti Bujar Nishani do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës në vend. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Nishani pohoi se ka qenë dhe do të jetë pjesë e PD-së. Mes të tjerash ai përjashtoi mundësinë e krijimit të ndonjë partie më vete.

Për 5 vite me radhë jeni mësuar të ngjisni shkallët e Presidencës, si ndiheni tani?

Padyshim kur heq nga shpatullat një peshë të rëndë siç është ajo e Presidencës, që mbart sfida dhe përgjegjësi dhe në fund kur sheh që këto sfida të paktën në gjykimin tënd që kanë kaluar në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme, ndihesh mirë. Nga ana tjetër e ndjen vetën edhe më të motivuar.

Në këto 5 vite nuk jeni marrë me politikë aktive, a ia keni ndjerë mungesën?
Njerëzit që përfshihen në politikën aktivë, e përjetojnë debatin politik, sfidën që ka politika e ditës. Politika ka një diapazon shumë të gjerë, pasi aty përfshihen që nga hallet e individëve, dhe veprimtaritë e shtetit. Në disa aspekte në pozicionin e kryetarit të shtetit ka angazhime të mëdha.

Do riktheheni në politikën aktive?
Në politikë aktive çdo njeri e ka të mundur të jetë prezent, qoftë në formë individuale. Unë e kam vendin në politikë, nuk mund t’i shmangem përsa kohë që në gjithë këtë karrierë të gjatë jam motivuar dhe jam rritur, maturuar duke qenë pjesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY