DETAJE/ Tre të rinj sulmojnë seksualisht dhunojnë edhe fizikisht një vajzë

DETAJE/ Tre të rinj sulmojnë seksualisht dhunojnë edhe fizikisht një vajzë

116
0
Shares

Disa të rinj në Kamëz kanë ngacmuar seksualisht dhe më pas kanë dhunuar edhe fizikisht një vajzë 25-vjeçare me iniciale L. D. Pas denoncimit, Policia ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Ardjan V., banues në Kamëz dhe nisi hetimin ndaj 2 shokëve të tij, B. V., 24 vjeç dhe A. V., 21 vjeç.
Arrestimi erdhi, sipas Policisë, pasi L. D., vjeçe 25, banuese në Kamzë, kallëzoi se në datë 10. 09. 2017, rreth orës 20:00, në rrugën “OSBE”, pranë banesës, Ardjani, e ka ngacmuar seksualisht dhe në bashkëpunim me B. V., dhe A. V., kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardjan V., vjeç 20, banues në Kamzë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B. V., vjeç 24, banues në Kamzë, dhe A. V., vjeç 21, banues në Kamzë, pasi shtetësia L. D., vjeçe 25, banuese në Kamzë, kallëzon se në datë 10. 09. 2017, rreth orës 20:00, në rrugën “OSBE”, pranë banesës, Ardjani, e ka ngacmuar seksualisht dhe në bashkëpunim me B. V., dhe A. V., kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Nenet 108/a, 89 e 25 (Ardiani) 89 e 25 (B. dhe A.).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY