Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit, flet Nishani: Është provokim i...

Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit, flet Nishani: Është provokim i memories së shqiptarëve

84
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani është ftuar në emisionin “Studio e Hapur”. Nishani foli për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit shqiltar, të cilin e quajti provokim radikal nga ana e kryeministrit Edi Rama. Më tej Nishani pohoi se emërimi i Ruçit në këtë post është vendim politik i Ramës, duke e perifrazuar disa herë si provokim radikal nga Rama.

“Rama me këtë qëndrim ka bërë një provokim radikal dhe kërkon një përgjigje radikal. Ne kemi nevojë të kryejmë lustracionin të të gjithë njerëzve. Për sa kohë ne jemi në ketë status unë mendoj se këta njerëz nuk duhet të vendosen në institucione”,- tha Nishani. 

Mes të tjerash Nishani tha se ka bindjen e tij se pse Rama ka marrë këtë vendim.

“Parlamenti dominohet nga qeveria, pjesë e maxhorancës. Nuk duhet të ishte kështu. Nuk ka dominim nga ana e qeverisë tek opozita. Kryetari i Kuvendit duhet të negociojë dhe vendimi politik është i zotit Rama, për të sjellë në vëmendje që ka votuar formatin e zotit Ruçi, përbën provokim radikal. Unë kam bindjen time pse e ka bërë”,- pohoi ai.

Pse e quani provokim?
Është provokim i memories së shqiptareve. Sot ka ende njerëz të humbur dhe të ekzekutuar. Unë fola për mekanizmin ku Ruci ka qene pjesë e Sigurimit të Shtetit. Do ishte gabim nëse ne i ngarkojmë të gjitha të zezat e një sistemi një personi. Ne flasim për një proces të mungesës së gjykimit të veprimtarisë kriminale të këtij mekanizmi. Mos harrojmë se kemi pasur deri në vitin 1990 ekzekutime të të rinjve. Ai ka qene pjesë e mekanizmit dhe në gjykimin tim në këtë pozicion është i papërshtatshëm. Parlamenti shqiptar është i niveleve të larta. Ruci do shkojë në Asamblenë e BE dhe në Parlamentin evropian, çfarë do ju thotë atyre? Nuk është çështja vetëm e simbolikës, por e sjelljes së politikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY