E sulmuan minjtë e uritur, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për...

E sulmuan minjtë e uritur, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

158
0
Shares

Një vajzë franceze paraplegjike është shtruar në gjendje të rëndë në spital, pasi u sulmua nga një tufë minjsh të uritur në teksa flinte në shtëpi, në Francën veriore.
14-vjeçarja paraplegjike po flinte në katin përdhes të një shtëpie të marrë me qira, në Roubaix, kur ndodhi sulmi.
Një mjek i kontaktuar nga France Info tha se vajza kishte 45 kafshime në fytyrë, 150 në duar dhe 30 në këmbë.
Babai i vajzës ka hedhur në gjyq pronarin e shtëpisë, duke e akuzuar për neglizhencë. Lajmet thonë se se aty pranë ka shumë kazanë plehrash.
I ati, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, tha se e gjeti vajzën të mbuluar në gjak, në shtratin e saj, të shtunën e kaluar.
Ai tha se gjithçka kishte qenë në rregull kur familja kishte rënë për të fjetur. Ai flinte në katin e dytë.
“I rridhte gjak nga veshët. U tmerrova se mendova se kishte hemoragji celebrale”,- tha ai për gazetën lokale “Courrier-Picard”.
Disa nga majat e gishtave ishin ngrënë plotësisht dhe kirurgët nuk mujnd t’ia riparojnë më, tha babai.
Familja është shpërngulur në një shtëpi tjetër, ndërsa policia po bën hetime.
Spitali i bëri analiza vajzës për infeksione të mundshme, përfshirë edhe tërbimin. Fatmirësisht, testi i tërbimit doli negativ.
Sulme të tillë kundër njerëzve janë të rrallë, ndonëse minjtë e uritur ndonjëherë ushqehen me kufoma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY