Rama jep garanci për Gramoz Rucin dhe lajmëron 2 vendimet e para...

Rama jep garanci për Gramoz Rucin dhe lajmëron 2 vendimet e para të qeverisë

239
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e tij javor me mbështetësit në rrjetet sociale pas një mungese disa javore me një mbrojtje për emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruci.

 

Rama ia vuri fajin opozitës për akuzat duke deklaruar se asaj i mungojnë idetë ndërkohë që sipas tij Ruci do të jetë garant i palëkundur i bashjetesës mes qeverisë dhe opozitës në Kuvend.

 

Koha do të ndryshojë cilësinë e drejtimit të Kuvendit që nuk do të jetë më klubi i ligjëratave pa rend dite dhe pa një kodi etik dhe kohor të ligjvënësve, tha Rama.

 

Rama tha se fill pas kalimit në parlament të qeverisë, ajo do të bëjë mbledhje të parë duke shpallur vitin e Skënderbeut si dhe do të vijojë me vendime të tjera sidomos me shërbimet.
Kryeministri tha se në Shqipëri printohen në vit rreth 4.5 milionë certifikata. Ka edhe më shumë në xhunglën e letrave që kërkohen në shtetin shqiptar. Prisni edhe 2.7 ditë që të ndalen apo të reduktohen kontaktet e qytetarëve me zyrat dhe zyrtarët, tha Rama.

 

Në lidhje me ndryshimet në struktura, Kryeministri tha se kjo do të ulë korrupsionin dhe do të shpejtojë integrimin. Ai u zotua se do të ishte njëri prej qytetarëve të këtij vendi në shërbim të të gjithëve pavarësisht llojit të votës, ndërsa mbylli edhe komunikimin javor.

KOMUNIKIMI I JAVËS

تم نشره بواسطة ‏‎Edi Rama‎‏ في 10 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY