VIDEO/ Pamje nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën

VIDEO/ Pamje nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën

135
0
Shares

Brigjet jugore të Meksikës janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitude 8.
Sipas burimeve lokale epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në gati 35 km thellësi. Lëkundja e tokës u ndje e egër deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur dhunshëm e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga paniku.
Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995. Më pas ka ardhur një paralajmërim për një tsunam i cili pritet të lëshohet p në Meksikë duke goditur dhe Guatemalën, El Salvadorin, Costa Ricën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë një masë e tillë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY