Devoll, makina del nga rruga, raportohen të plagosur

Devoll, makina del nga rruga, raportohen të plagosur

69
0
Shares

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në Devoll.
Sipas informacioneve nga policia rreth orë 01:30, në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, një mjet tip “Land Rover” me targa “AA 273 MG”, me drejtues shtetasin me iniciale E. M,. 28 vjeç, banues në Vranisht-Devoll, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerët shtetasja I. M., rreth 22 vjeçe banuese në Bilisht, dhe shtetasi N. Xh., rreth 25 vjeç, banues në Koshnicë, në Devoll.
Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Gjithashtu bëhet e ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY