VIDEO/ Vëllezërit Bejko kërcënojnë sërish: Nga shtëpia dalim vetëm të vdekur

VIDEO/ Vëllezërit Bejko kërcënojnë sërish: Nga shtëpia dalim vetëm të vdekur

72
0
Shares

 

Dy vëllezërit Bejko kanë hipur sërish në tarracën e pallatit duke kërcënuar me vetëvrasje. Kjo ngjarje erdhi pas paralajmërimit se ditën e sotme duhet të lirojnë shtëpinë. Dy vëllezërit në Durrës janë shprehur se nga shtëpia ata do të dalin vetëm të vdekur.
Sipas atyre, shtëpia ku ata kanë banuar gjatë gjithë jetës është pronë shtetërore dhe pronari e ka marrë me dokumente të falsifikuara.
Policia edhe përmbarimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet edhe furgoni i policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë.
Aktualisht ata vijojnë të qëndrojnë majë tarracës.
Të njëjtin akt ata e ndërmorën edhe 3 ditë më parë, arsye kjo që bëri Përmbaruesi Shtetëror të pezullojë përkohësisht veprimet deri në qetësimin e situatës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY