Shkatërrohet banda e drogës në Romë, 4 trafikantë shqiptarë në pranga

Shkatërrohet banda e drogës në Romë, 4 trafikantë shqiptarë në pranga

149
0
Shares

Një operacion antidrogë i policisë italiane ka çuar në pranga disa shqiptarë, ndërsa është shkatërruar një celulë e shpërndarjes së drogës në Romë, Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, operacioni është bërë në zonën e Frascatit, në zonën periferike të kryeqytetit të Italisë. Policia ka bërë të ditur se kishte hetuar një grup shqiptarësh, 4 të rinj të moshave nga 23 në 33 vjeç, të cilët mblidheshin në një lokal në zonën e Frascatit, ku edhe takoheshin me persona të ndryshëm, disa prej të cilëve të lidhur me drogën. Gjatë natës është bërë edhe operacioni i policisë italiane ku në pranga janë vënë 4 shqiptarët e dyshuar si trafikantët e drogës dhe janë sekuestruar 322 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu janë sekuestruar edhe mijëra euro. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY