Turqi, bie tërmet i fortë në Bodrum, alarmohen turistët

Turqi, bie tërmet i fortë në Bodrum, alarmohen turistët

127
0
Shares

Një tërmet me intensitet 5.3 shkallë e ka goditur rajonin e qytetit turisitik të Turqisë, Bodrum, në bregdetin e Mesdheut, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime të njerëzve.
Agjencia e Turqisë për emergjenca dhe shkatërrime tha se tërmeti ka ndodhur sot në orën 11 sipas kohës së Evropës së Mesme.
Bodrumi është destinacion i popullarizuar për pushim për turqit dhe turistët e jashtëm.
Ky është tërmeti i fundit që e ka goditur rajonin e Detit Egje këtë verë.
Muajin e kaluaar, nga një tërmet i fuqishëm në ishullin Kos të Greqisë, janë vrarë dy vetë, me ç’rast turistët ishin larguar nëpër rrugë, ndërsa shkatërrime ishin shkaktuar edhe në Bodrum të Turqisë.
Në qershor, një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.3 shkallë e ka goditur bregdetin perëndimor të Turqisë dhe ishullin Lesbos në Greqi, me ç’rast u vra një person dhe u dridhën ndërtesat prej Izmirit të Turqisë e deri në Athinë të Greqisë./REL/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY