VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit që për pak sollën përgjakjen e Palasës

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit që për pak sollën përgjakjen e Palasës

269
0
Shares

Një pushues i cili kishte zgjedhur Jugun e Shqipërisë të kalonte pushimet verore këtë vit, shpreh me shqetësim atë histori që e ka tmerruar, ndodhur me “pronarët” e dy lokaleve në Palasë. Ai tregon se si në datë 6 gusht Palasa mund të ishte mbushur me gjak nga konflikti i dy familjeve.

Statusi i plotë (i I.Havalja)

Kuponi Tatimor: Palas!
Besoj të gjithë e keni parë Palasin nga lart dhe mbase keni patur mundësi të zbrisni edhe poshtë për ta shijuar atë. Unë mbaj mend kur shkoja bashkë me familjen në këmbë kur nuk mund të kalonte ende as një makinë 4×4. Në atë periudhë kemi qenë ne dhe 4-5 persona të tjerë në plazh jo më shumë.
Kësaj rradhe të rritur ishim ne ata që sillnim fëmijët tanë, vendi ishte mbushur plot me pushues, përveç faktit se ishin vetëm dy “Bar/kafe” – i thençin një në krah të majtë dhe një në krah të djathtë nuk kishte asnjë lloj infrastrukture tjetër që mund të justifikonte sado pak udhëtimin me fëmijë të vegjël aty.
Nuk mund të quhej më “plazh i virgjer” apo “sa më pranë natyrës” pasi çdo gjë ishte kaos dhe nuk kishte asnjë lloj kushti elementar, apo rregullsi, ishte thjesht një babiloni!
Sapo zbritëm, na doli para një zotëri ku na drejtoi për te ‘parkimi i tij’ dhe na kërkoi me mirësjellje të zgjidhnim një nga tendat e tij, – “atje te flamujt” – tha. Nga theksi dukej që ishte nga veriu dhe na bëri përshtypje çne një nga veriu të ketë ngritur tenda në Palas.
U rehatuam aty te veriori – i them veriori se nuk ja mësuam emrin thjeshtë nga dialekti (nuk jemi paragjykues në asnjë formë/lloj të fjalës ‘paragjykim’) dhe me vrap nxorrëm fëmijët në det. Pas 30 min “baronët” e tendave ngjitur me kufirin e zotërise siç duket burrë e grua ju vunë nga pas veriorit me ulërima e britma, mbase për punë klientësh?! Burrat filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, pastaj duke u gjuajtur me grushta. Kishte edhe veriori grua dhe vajzë por nuk u përzien dhe nuk po ulërisnin si “baronia” bionde. Më bëri përshtypje sjellja e asaj gruaje bionde ndaj mendova ti ve nofkën “barone” që e ndërsente të shoqin si të ishte menaxherja e ndonjë qeni që lufton në ring.
Situata filloi të degradonte me shpejtësi, pas pak vjen me vrap djali i rritur i veriorit në ndihmë të të jatit (rreth 37 vjeç). “Baronia” kishte edhe fëmijet pranë. Një vajzë rreth 17-18 vjeç me flokë ngjyrë mjalti vrapon tek “bar/kafeja” i thençin rikthehet me vrap në vendngjarje me një sopatë në dorë të cilën e mori nga banaku i kafesë, sikur te mos mjaftone keta na kishin edhe një djalë rreth 16-17 vjeç i gjatë i dobët, që hidhet me një thikë të gjatë në sulm.
Veriori ishte shtrirë në tokë me gjithë të birin dhe vajza kamikaze me floke ngjyrë mjalti i bie me sopatë në kurriz!
I them tim shoqe të uli fëmijët poshtë gurëve në breg, sepse nga momenti në moment nëse ndonëjra palë do kishte armë, Palasi do ishte mbushur në gjak datë 06/08/2017.
Çfarë tmerri të kalosh Llogaranë me fëmijë të vegjël, të zbresësh në Palas pa asnjë “infrastrukturë minimale pa i rënë në qafë bukurisë së natyrës” pa asnjë lloj ndihme të shpejtë, pa tualete publike (kafete kishin secila nga një gropë të improvizuar si ‘tualet’) të paguash 1200ALL shazllonin dhe në fund të marrësh edhe ndonjë plumb rrikoshet si në vitin 1997.
Pasi shumë pushues u çuan nga shazllonet dhe u larguan me makina, pas 45min vjen policia. Më beri akoma më shume përshtypje se si nuk morën asnjë pushues në pyetje si dëshmitar se çfarë kishin parë pushuesit, normalisht veriori me të birin u shoqëruan në komisariat, ndërsa “baronesha” bionde së bashku me të shoqin dhe fëmijët bënin si viktima, ende ulërinin e klithnin pa fund.
Ne kemi shtet që lejon kamikaz të pushtojnë Palasin pa asnjë dokument “për shfrytëzim turizmi të përkohshëm” për këdo që i përmbush detyrimet e investimit sezonal. Që vendosin çmime skandaloze për shazllon pa asnjë lloj kushti, pa kupon tatimor, dhe që në këtë lloj klime do ketë hapsira që konkurentët të kthehen në kamikaz.
Nuk më takon mua të analizoj rastin apo të nxjerr konkluzione i kujt ishte faji, por skenën e vajzës së “barones” bionde me flokë ngjyrë mjalti nuk do ta harroj, kur u versul sikur do ‘vriste’ një zombi për mbijetese jo një qënie njerëzore tjetër e aq më tepër ‘komshiun’ e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY