EMRI/ Elbasan, arrestohet 38 vjeçari, çfarë i gjeti policia në xhep

EMRI/ Elbasan, arrestohet 38 vjeçari, çfarë i gjeti policia në xhep

137
0
Shares

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas një komntrolli rutinë.
Gjatë një kontrolli personal të ushtruar në Lagjen “Dyli Haxhire”, ndaj 38 vjeçarit Xhaferr Deliu policia e Elbasanit i gjeti këtij të fundit materiale që përdoren për bombë artizanale, siç janë tritoli, një kapsolle detonatorë dhe një fitili zjarrpërcjellës.
Ndërsa është bërë menjëherë arrestimi i shtetasit të mësipërm, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se materialet që i janë gjetur në xhep janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Këtij të fundit i është gjetur, një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY