FOTO/ Vlorë, asgjësohen 127 rrënjë kanabis, arrestohet në flagrancë 42 vjeçari

FOTO/ Vlorë, asgjësohen 127 rrënjë kanabis, arrestohet në flagrancë 42 vjeçari

118
0
Shares

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të
bimëvë narkotike.
Në vijim të zbatimit të planeve të masave për kontrollin e territorit me qëllim
parandalimin, evidentimin si edhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëvë narkotike
Cannabis Sattiva, policia ka vijuar kontrollet edhe në fshatin Rexhepaj.
Strukturat e Policisë të Komisariatit Vlorë, gjatë kontrollit të territorit që kanë ushtruar në fshatin Rexhepaj, Selenicë, në vendin e quajtur “Korija e madhe”, kanë konstatuar të kultivura 2 parcela me bimë narkotike Cannabis Sattiva, me rreth 127 bimë.
Nga verifikimet dhe hetimet e kryera nga specialistët e hetimit të narkotikëve , kanë
arrestuar në flagrancë si posedues të kultivimit të këtyre bimëve narkotike shtetasin :
– Riza Mehmetaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.
Pas komunikimit që është bërë me Prokurorin, këto bimë janë asgjësuar me anë të
shkuljes dhe djegjes.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Kultivim i bimëve
Narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY