EMRI & FOTO/ Itali, tentoi të vriste 4 persona, arrestohet krimineli shqiptar

EMRI & FOTO/ Itali, tentoi të vriste 4 persona, arrestohet krimineli shqiptar

171
0
Shares

Drejtoria e Anti-Mafias së Leçes, ka gjurmuar dhe arrestuar, në bashkëpunimin e efektiveve të karabinierë të Leçes, një shqiptar: Arjan Muçaj, 31 vjeç.
Sipas mediave lokale Muçaj ka qenë në kërkim prej vitit 2011, pasi ai është dënuar në mënyrë përfundimtare me 8 vite burgim, pasi tentoi të vriste katër shqiptarë, në Frosinone më 22 nëntor, 2009.
I arrestuar më 19 dhjetor 2009, ndaj Muçajt vendoset arrest shtëpiak në vitin 2010. Një vit më vonë, ai thyen masën e sigurisë dhe arratiset. Në fillim të dhjetorit 2011, Gjykata e Apelit të Romës ndryshon ndaj shqiptarit masën e sigurisë, nga arrest shtëpiak, në arrest me burg.
Megjithatë, vetëm tani u bë i mundur arrestimi i Muçajt. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente false rumune. Pas verifikimeve të mëtejshme nga efektivët e policisë shkencore të fotos që ndodhej në dokumentin e identitetit, u zbulua identiteti i vërtetë i Muçajt.
Dokumente të tjera të rreme me foton e Muçajt u gjetën pas një bastisjes së shtëpisë.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY