Cili është mesazhi i nënkuptuar i takimit Trump-Basha

Cili është mesazhi i nënkuptuar i takimit Trump-Basha

68
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kryer takimin më spektakolar që një drejtues politik mund të bëjë një fushatë elektorale. Me një vizitë suprizë në SHBA, ai zhvilloi një takim me Presidentin amerikan Trump ndërkohë që kanë mbetur vetëm 10 ditë nga votimi për zgjedhje parlamentare në Shqipëri dhe PD synon të dalë parti e parë në zgjedhje.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Bashan ë rrjetet sociale fill pas takimit.

Nuk është fare e zakonshme që zyrtarë të lartë të vendeve të rëndësishme për Shqipërinë të kryejnë takime të këtij rangu gjatë fushatës. Kjo ndodh kur ka një këmbëngulje për ndryshim dhe kur qeveria konsiderohet problem për vendin por edhe për miqtë.

Takimi i Bashës ka thyer të gjitha tabutë. Duket qartë se nuk ka pasur një kujdes që takimi mos të jëtë ndërkohë edhe mesazh. Presidenti Trump ishte në Europë para një jave dhe takoi gjithë kryeministrat e NATO-s, ndërkohë që Kryeministri shqiptar pothuajse nuk shkëmbeu asgjë thelbësore me të.

Ndërkohë që Basha pas takimit me Trump shkruante: “Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”.

Vetë Rama që ta kapitalizonte takim skic në selinë e NATO-s zgjodhi emisionin televizi më të shikuar në Shqipëri, Zonë e Lirë që të fliste për impresionet e tij për Trump. Por ajo cfarë tha Rama nuk ishte asgjë politike, bile as zbavitëse, përvecse kuorizitet.

Basha ka shkëmbyer me Presidentin amerikan politikisht. Kjo është e rëndësishme për të përcaktuar orinetime të sigurta për Shqipërinë dhe që mbështeten tek satandartet më të larta të demokracisë.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY