Beatrix rrëfehet pas sherrit me Encën: Nuk e kam kuptuar kurrë mllefin...

Beatrix rrëfehet pas sherrit me Encën: Nuk e kam kuptuar kurrë mllefin e saj

99
0
Shares

Beatrix Ramoaj fituesja e Your Face Sound Familiar po shijon momentet e saj të suksesit.
Në një intervistë për Klevi Kadilin ajo ka rrëfyer se së shpejti do të nxjerë në treg klipin e saj të ri. Përpos kësaj, ajo ka folur dhe për marrëdhënien me Encën.
Ccfarë ndodhi mes këtyre të dyjave?!
Ato dikur ishin mike mjaft të ngushta, por sot ato nuk flasin më me njëra-tjetrën. Trixa para disa kohësh madje postoi një foto të bërë më ohotoshop, ku ironizonte Encën. Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve që ajo realizonte.
Në këtë intervistë Beatrixa ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mëllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.
“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejn tim, kujt i ka djegur e mbajtur. Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mllefin e saj,”- është shprehur Trixa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY